fbpx

Trump shpalosi rrjetin e tij social

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka krijuar një hapësirë në faqen e tij online ku do të mund të postojë komente, raporton PCW. Ai ka marrë këtë hap para vendimit të gjigantit Facebook, i cili do të vendosë nëse do ta vazhdojë bllokimin e llogarisë së Trumpit në këtë platformë.

Trump ka prezantuar blogun e ri, që u mundëson të tjerëve të shpërndajnë mesazhet në Facebook dhe Twitter.

Trump nuk ka arritur së fundmi te secili ndjekës i tij pasi Facebook ia ka pezulluar llogarinë më 7 janar, për shkak të komenteve, që sipas udhëheqësve të rrjeteve sociale kanë nxitur dhunë, që më pas ka rezultuar me trazira vdekjeprurëse në Kongresin amerikan.

Vendimi për të rishikuar vendimin nëse duhet vazhduar pezullimin e llogarisë do të varet nga Facebook dhe i njëjti nuk mund të apelohet. Ky vendim është duke u shikuar me vëmendje nga politikanët, ekspertët për liri të mediave dhe aktivistë nga e gjithë bota, meqë për disa ky vendim mund të krijojë precedent.

Për dallim nga Facebook, platforma tjetër, Twitter – e preferuara e Trumpit – ia ka bllokuar atij përgjithmonë qasjen për shkak të situatës që më pas ka shpërthyer në Kongres më 6 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button