RMV, padi për ish-kryetarin e komunës për shkak keqpërdorimeve të ndryshme duke e dëmtuar komunën mbi 9 milionë denarë

Në Gjykatë është ngritur padi nga Prokuroria Themelore Publike – Veles ndaj ish-kryetarit të Komunës së Çashkës, i dyshuar për keqpërdorime të ndryshme, duke e dëmtuar buxhetin e komunës në vlerë mbi 9 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.

Ai akuzohet për veprën penale – punë të papërgjegjshme zyrtare, në bazë të nenit 353-v, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal, për periudhën nga janari i vitit 2016 deri në tetor të vitit 2017.

Vlera e dëmit të shkaktuar është 9.472.903 denarë, për shkak lidhjes së kontratave dhe kryerjes së shërbime pa respektuar nenin 50, paragrafin 1, pikën 15 nga Ligji për vetëqeverisje lokale.

Raportohet për keqpërdorime gjatë kontraktimeve në marketing dhe kryerjen e pagesave për persona juridik pa lidhur kontrata, derisa në disa raste ka kryer pagesa mbi vlerën e paraparë në kontratë. Në radhën e keqpërdorime, theksohet edhe punësimi i dy personave. Ai akuzohet për keqpërdorime edhe për kontrata në fushën e marketingut, shërbimeve juridike, ndërsa në fushën e telekomunikacionit, ka shpërndarë 74 telefona me kartela SIM, 20 prej të cilave në emër të kryetarit të komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button