fbpx

Zaev: Nuk na duhet BE me koston e gjuhës dhe identitetit maqedonas

“Me koston e identitetit dhe gjuhës maqedonase nuk na duhet Bashkimi Evropian, pasi që do të jemi pluhur i humbur nëpër erë dhe atëherë kush do të hyjë në BE?”, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev nga Resnja, njofton Portalb.mk.

Ai shpreson se do të mund të arrihet marrëveshje për kontestin me Bullgarinë në disa muajt e ardhshëm, edhe pse e presin zgjedhje të reja.

“Problemi është irracional dhe patjetër të gjejmë zgjidhje. Interes i Bullgarisë është që Maqedonia e Veriut të jenë anëtare e Bashkimit Evropian dhe të integrohet në organizatat ndërkombëtare siç është BE”, tha Zaev.

Eurokomesari për zgjerim Oliver Varhej dje tha se Shkupi dje në Shkup tha se Maqedonia e Veriut mund të ndahet nga pakoja me Shqipërinë, nëse nuk arrin të arrijë marrëveshje për çështjet kontestuese me Bullgarinë.

“ky është proces i cili bazohet në arritje. Shqipëria i ka plotësuar kushtet, por nëse nuk ka marrëveshje për Maqedoninë e Veriut do të duhet ta rishqyrtojmë edhe atë opsion”, tha Varhej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button