ASH – AAA: LSDM dhe BDI kanë keq menaxhuar për pesë vite me procesin e integrimeve

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nëpërmjet një konference për media, kanë reaguar ndaj “keqmenaxhimit”, siç u shprehën ata, të procesit integrues të Maqedonisë së Veriut. Flakron Bexheti nga ky koalicion, deklaroi sot se, gjatë qeverisjes pesë vjeçare, Qeveria  LSDM-BDI ka marrë disa refuzime të vazhdueshme për hapje të negociatave për BE për shkak të gjendjes kritike me lirinë e mediave, skandaleve të  përditshme korruptive, gjyqësorit të politizuar e të etnizuar dhe falimentimit të përgjithshëm të shtetit të së drejtës., transmeton Portalb.mk.

“Së fundmi, dështimeve të tyre u është shtuar edhe paaftësia për të zgjidhur kontestin me Bullgarinë. Vendi dhe qytetarët tanë kurrë nuk kanë qenë më te izoluar. Po aq herë Bujar Osmani ka gënjyer se ka fituar datë për hapje të negociatave dhe ka mbuluar dështimet e tij dhe ato të Qeverisë LSDM-BDI me udhëtime nëpër Evropë sa për fotografi, të paguara nga tatimpaguesit. Kulmin e kishte arritur më 2018 me fotografitë qesharake nga aeroplani privat kur na siguronte se kjo punë u kry”, deklaroi Bexheti.

Gjithë këto vite, Osmani bashkë me Zaev dhe Dimitrov kanë lobuar në korridoret evropiane për shkëputje nga Shqipëria  duke e paraqitur këtë të fundit si pengesë në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

”Tani që institucionet evropiane po flasin hapur se Shqipëria i ka kryer detyrat dhe se problemi është te Maqedonia e Veriut, Osmani ka ndërruar pozicionin dhe po lobon që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mos ndahen, pra saktësisht të kundërtën e asaj që kishte bërë për tre vite me radhë. Ministri i Punëve të Jashte Bujar Osmani është bërë maskotë e izolimit dhe e dështimit të integrimit për Maqedoninë e Veriut, por tani kjo maskotë po kalon kufijtë dhe po dëmton edhe Shqipërinë”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button