Xhaferi takoi eurodeputetin Schieder: Non – pejperët për ndryshim të kufijve duhet të hasin në gjykim të ashpër në opinion

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me eurodeputetin Andreas Scheider, bashkëkryesuesin e Komitetit të Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë së Veriut dhe BE dhe pjesë e tre eurodeputetëve të ngarkuar për dialogun Zhan Mone, transmeton Portalb.mk.

Xhaferi i informoi të pranishmit për procesin e vaksinimit, për aktivitetet rrjedhëse të Kuvendit me Parlamentin Evropian dhe për konsultimet e brendshme për dialogun Zhan Mone, ndërmjet përfaqësuesve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend. Me këtë rast, e përshëndeti edhe bashkëpunimin me Parlamentin Evropian i cili edhe në kohë të pandemisë zhvillohet me intensitet të pazvogëluar, që paraqet sinjal të qartë të mbështetjes së perspektivës evropiane të vendit. Xhaferi e përshëndeti Rezolutën e fundit të Parlamentit Evropian për progresin e vendit, duke theksuar se Kuvendi do të vazhdojë të mirëmbajë të arriturën dhe të synojë ti tejkalojë çështjet për të cilat nevojiten reforma plotësuese.

“Eurodeputeti Scheider nënvizoi se mbajtja e takimeve fizike ndërmjet parlamentarëve është e domosdoshme për demokracinë parlamentare dhe shprehu shpresë se në gjysmën e dytë të vitit, takimet do të mund të zhvillohen në mënyrë të papenguar si edhe më parë. Ai e përshëndeti distribucionin e vaksinave në kuadër të sistemit Kovaks, me sugjerim se i njëjti duhej të jetë pjesë e pakos fillestare të Unionit. Në drejtim të ngecjes në procesin eurointegrues për shkak të çështjes me Republikën e Bullgarisë, z. Shider sugjeroi se është në kundërshtim me frymën evropiane dhe se nuk duhet të paraqesë pengesë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se qarkullimi i non-pejperëve në qarqet evropiane, me paraqitjen e argumenteve dhe koncepteve të gabuara për rikrijimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor i cili ishte dëshmitar i trazirave para disa dekadave, duhet të hasë në gjykim të ashpër në opinion dhe se Bashkimi Evropian doemos menjëherë të reagojë dhe të ofrojë udhërrëfyes konkret për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e tyre evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button