RMV, janë vaksinuar vetëm gjysma e 9000 qytetarëve që kanë marrë termin dje për imunizim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se nga 9000 qytetarë që kanë marrë termin për vaksinim dje, vetëm gjysma apo 4500 janë paraqitur për vaksinim. Ai vlerëson se pjesëmarrja në vaksinim duhet të jetë më e lartë dhe apeloi qytetarët të paraqiten në faqen vakcinacija.mk për të cilën thotë se funksionon pa ndërprerë dhe nuk ka asnjë problem gjatë caktimit të terminit, transmeton Portalb.mk.

“Do të shohim sot se si do të zhvillohet procesi. Gjatë ditës së djeshme nga 9 mijë qytetarë të cilat morën termin gjithkund në shtet, rreth 4500 qytetarë janë paraqitur për vaksinim. Do të tentojmë sot të shohim dhe ta identifikojmë problemin. Ndoshta pse është dita e parë, ndoshta sepse është fillimi i një sistemi të tillë të vaksinimit në vende për vaksinim masiv gjithkund në shtet. Sinqerisht, besoj se pjesëmarrja nuk do të jetë e këtillë më tej. U apeloj gjithë qytetarëve të paraqiten në faqen vaksinacija.mk”, deklaroi Filipçe.

Ai vlerëson se duhet të rrumbullakësohet procesi i vaksinimit të ministrave duke pasur parasysh se kanë caktuar udhëtime, ndërsa paralajmëroi edhe vazhdim të vaksinimit të të punësuarve në infrastrukturën kritike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button