Indi, numri i viktimave nga COVID-19 arrin nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë

Përderisa vazhdon rritja e rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Indi ku numri i përgjithshëm i rasteve ka tejkaluar shifrën 20 milionë, numri i viktimave në 24 orët e fundit ka arritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 382.315 raste të reja me virus, duke e çuar numrin e rasteve në 20.665.248. Ndërsa janë regjistruar 3.780 viktima të reja duke e çuar numrin e vdekjeve në 226.188.

Në vend ende vazhdon trajtimi i 3.487.229 pacientëve.

India tashmë është vendi që raporton më shumë vdekje në bazë ditore. Ekspertët paralajmërojnë se numri real i rasteve dhe të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë sesa ai që bëhet publik.

– Problemi me oksigjen

Sipas lajmeve në mediat indiane, përveç rasteve në rritje të COVID-19, për shkak të mungesës së oksigjenit mjekësor dhe problemit të vaksinave, lindin probleme në sistemin shëndetësor.

Në kryeqytetin New Delhi shumë spitale kanë bërë thirrje për ndihmë urgjente për shkak të problemit me oksigjenin ndërsa gjendet si vendi në radhë të parë për mungesën e oksigjenit.

Shumë qytete tjera përveç New Delhit kanë mungesë të oksigjenit, duke shkaktuar vështirësi në trajtimin e të sëmurëve.

Gjykata e Lartë e New Delhit njoftoi se do të ngrihet një proces gjyqësor për mosbindje ndaj gjykatës, pasi zyrtarët nuk janë bindur në udhëzimet për të përmbushur nevojat e më shumë se 40 spitaleve që përjetojnë vështirësi në furnizimin me oksigjen mjekësor.

Gjykata ka thirrur në deklaratë dy zyrtarë nga Ministria e Brendshme.

Qendra Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve në deklaratën e djeshme tha se 688.724 pacientë kanë nevojë për mbështetje me oksigjen.

Që nga 16 janari kur filloi fushata e vaksinimit në Indinë me popullsi prej rreth 1.4 miliardë banorë, janë administruar 160.499.118 doza të vaksinës, por që ky numër nuk është i mjaftueshëm për të frenuar pandeminë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button