RMV, ndërmjetësuesi dhe pesë persona nga MPB e pranuan fajin për falsifikim të pasaportave

Gjashtë të akuzuarit në rastin e dhënies së pasaportave të falsifikuara shtetasve të huaj të cilët janë të kërkuar me fletarrest ndërkombëtar sot e pranuan fajin në fillim të procesit gjyqësor në Gjykatën Penale të Shkupit. Nga gjashtë të akuzuarit, pesë personalisht janë deklaruar fajtorë, ndërkaq njëra prej të akuzuarve nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme, por avokati i saj me letër e njoftoi gjykatën se është e gatshme ta pranojë fajin, njofton Portalb.mk.

Në mesin e atyre që ka pranuar fajin është edhe ndërmjetësuesi Raif Miftari, i cili fillimisht ishte në arrati, a përndiqet për nxitje. Të tjerët janë të punësuar në MPB dhe e pranuan fajin për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar. Për ata që e pranuan fajin, gjykatësja Ola Ristova e ka ndarë lëndën dhe për ato sot do të ketë aktgjykim. Për të akuzuarin e cila mungonte, a e cila paralajmëroi se do ta pranojë fajin, do të mbahet seancë tjetër për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Për pesë persona që janë deklaruar të pafajshëm, gjykimi do të vazhdojë të premten.

Para se të fillojë seanca, prokurorja Spasenka Andonova shkurt tregoi se si ka ardhur deri te akuza dhe theksoi se në mesin e provave ka edhe album me fotografi të personave që identiteti u është vjedhur dhe atyre që u janë dhënë pasaportat.

“Album me fotografi dhe të dhëna në lidhje me 215 dokumente udhëtimi, të cilat qartë mund të tregohet se cili identitet është shfrytëzuar, gjegjësisht si duket personi i vërtetë që i është shfrytëzuar identiteti, a si duket personi që i shfrytëzon këto të dhëna në dokumentin e udhëtimit”, tha prokurorja.

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, në prill konfirmoi se janë shpërndarë 215 pasaporta të falsifikuara me identitete të rrejshme, ndërkohë raportohet se për shkak dyshimeve për përfshirje në aferë, janë arrestuar nëntë punonjës policor në Maqedoninë e Veriut, derisa punonjësi i dhjetë nuk është kapur akoma.

Ministri raportoi që punonjës policorë kanë dhënë pasaporta të falsifikuara me identitet të rrejshëm, duke theksuar se mbështetje për hetime kanë marrë edhe nga Ambasada Amerikane në vend dhe Interpoli.

Spasovski në konferencën për media konfirmoi që janë dhënë pasaporta të falsifikuara për 215 persona, prej të cilëve njëri është shtetas i Maqedonisë së Veriut. Pas hetimeve me Interpolin, raportohet që një pjesë e këtyre personave janë pjesë e krimit të organizuar ndërkombëtar.

Afera e njohur “Mafia” është paraqitur fillimisht nga partia opozitare VMRO-DPMNE, të cilët kërkojnë që të arrestohet koka e krimit, ndërkohë ministri paralajmëroi që nga kjo parti janë kryer pengesa të ndryshme, për të cilat paralajmëroi që do të raportojë prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button