Shahpaska: Situata në kopshte është stabile, i kërkuam KSI-së të lejojë rritjen e kapacitetit për pranim të fëmijëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska sot zhvilloi takim me përfaqësuese të nënave që janë në pushim të lehonisë. Në takim u bisedua edhe për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe si dhe për nevojën që komuna dhe drejtorët e çerdheve ta udhëheqin procesin e regjistrimit në çerdhe në mënyrë të tillë që të mundësohet shfrytëzimi i plotë i kapacitetit të çerdheve.

Shahpanska informoi se MPPS po e ndjek gjendjen me pandeminë Kovid-29 në çerdhe në baza ditore dhe se analiza tregon se çerdhet janë të sigurta dhe se nuk ka bartje të brendshme të virusit.

Sipas informacioneve të deritashme, thonë nga kjo Ministri, numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus është minimal dhe nuk vërehet tendencë rritjeje.

Lidhur me kërkesën për zgjatjen e pushimit të lindjes, ministrja Shahpaska informoi se duke pasur parasysh situatën stabile në kopshte, si dhe për faktin që punonjësit në kopshte ishin në grupin prioritarë të të vaksinuarve, MPPS i ka kërkuar Komisionit për Sëmundje Infektive që të shqyrtohet mundësia e rritjes së numrit të fëmijëve në kopshte.

Sipas Protokollit për aktivitet në institucionet e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme, për momentin parashikohet që grupet e fëmijëve deri në dy vjeç të kenë maksimumi 12 fëmijë, ndërsa grupet për fëmijë nga 2 deri në 10 kanë maksimumi 15 fëmijë.

Shahpanska propozon se nëse pranohet propozimi i tyre për rritjen e kapacitetit do të mundësohet pranimi i më shumë fëmijëve dhe do të sigurohet kujdesi për fëmijët posaçërisht të familjeve ku dy prindërit punojnë ose prindërit vetëushqyes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button