Zaev: Nuk është e saktë se Cërvenkovski do të formojë parti

Kryeministri Zoran Zaev i ka vlerësuar si spekulime informata se ish presidenti dhe ish kryeministri, Branko Cërvenkovski mund të formojë parti të re. Sipas Zaev, spekulimet janë përforcuar pas paralajmërimit për formim të listës së pavarur nga anëtarë të LSDM-së në Ohër për zgjedhjet e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

“Cërvenkovski nuk mund të jetë tjetër pos LSDM. Nuk besoj në tregime të tilla se Cërvenkovski do të formojë parti, ajo nuk është e saktë, por përsëri duhet ta pyesni atë. Ai është njëri ndër themeluesit, ka qenë kryetar i partisë, kryeministër, president i shtetit, ai është socialist. Besoj se spekulimet janë prezentë sepse në Ohër paralajmërohet listë e re nga socialdemokratë tanë të dëshmuar”, deklaroi Zaev.

Ai pret që do të tejkalohen mosmarrëveshjet reciproke për zgjedhjet e ardhshme lokale në kuadër të organeve të partisë dhe paralajmëroi se do t’i marrin parasysh anketat dhe mendimet e qytetarëve për kandidatët për kryetar komune.

“Besoj se brenda në parti mes trupave dhe organeve do të mund çdoherë të diskutohet, të gjendet zgjidhje për këtë garë, kush çfarë të jetë, ambiciet për kandidatë për kryetar komune, për këshilltar dhe funksione të tjera shoqërore. LSDM ka dëshmuar unitet serioz edhe gjatë kohës së opozitës dhe gjatë kohës së ndërmarrjes së pushtetit, ndërsa qëllimi ynë është të vazhdojmë ashtu. Edhe udhëheqësia di të tërhiqet dhe të pranoj propozim, edhe gjithë anëtarësia di të pranojë propozimin e udhëheqësisë sepse vetëm në atë mënyrë vijmë deri te vendimet më cilësore në interes të qytetarëve dhe anëtarëve të LSDM-së”, shtoi Zaev.

Ditëve të fundit në media janë publikuar spekulime se Branko Cërvenkovski do të formojë parti së bashku me të pakënaqurit e LSDM-së. Zërat janë përforcuar pasi veç më janë paraqitur lista të pavarura në disa komuna, ndërsa njëkohësisht Radmila Shekerinska paralajmëroi se pas tetë viteve tërhiqet nga funksioni i nënkryetarit të partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button