ShGM, SPGPM, IMM, KEMM-Qeverisë: Nuk na duhet reprizë e fushatave të paguara në media

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve mediatik (SPGPM), Instituti maqedonas i medias (IMM) dhe Këshilli për etikë në media (KEMM) reaguan ndaj njoftimit publik të Qeverisë për ndryshimin e rregullativës, me të cilën do të pushojë së qeni e vlefshme ndalesa për reklamim në media nga ana e institucioneve publike, transmeton Portalb.mk

Në deklaratën e tyre të përbashkët drejtuar Qeverisë, thuhet se, në një tekst gazetaresk diskutabil të MIA-s të datës 4 maj 2021, thuhet se Qeveria do të miratojë një paketë të reformave mediatike për fushatat publike të paguara në media private dhe formimin e një Fond për gazetari hulumtuese dhe prodhimin e përmbajtjeve mediatike me interes publik.

“Është e pazakontë dhe tendencioze që brifuesit sekretë nga Qeveria të plasojnë informacione në shërbimin publik, pa u mbështetur në fakte. Teksti jepet përshtypja se KEMM dhe ShGM ndonjëherë kanë kërkuar ndryshim të nenit 102, së bashku në pako me krijimin e një Fondi për ndihmë të mediave. Të nderuar përfaqësues të qeverisë, kjo është gënjeshtër! “SHGM, KEMM, SPGPM dhe IMM asnjëherë nuk kanë pranuar ose kërkuar ndryshime ligjore, me të cilat do të mundësohej mënyrë e drejtpërdrejtë të derdhje së parave publike për fushatat qeveritare në media private”, qëndron në deklaratën e përbashkët.

Shtohet se, kjo marrëdhënie minon besimin midis organizatave të gazetarëve dhe mediave dhe Qeverisë, e cila gjë mund të interpretohet keq nga publiku dhe bashkësia ndërkombëtare.

“Nuk ekziston kërkesë zyrtare drejtuar Qeverisë për krijim të Fondit për media, por gatishmëri për të qenë partner konstruktiv në hartimin e këtij modeli, nëse bëhet vlerësim për nevojën e një fondi të tillë. Në këtë drejtim, të nevojshme janë dy gjëra, me qëllim që të shmangim keqkuptimet në publik, edhe atë: Qeveria e RMV-së të tërheq iniciativën për shfuqizimin e ndalimit të reklamimit shtetëror (të mos ndryshohet neni 102 i Ligjit të AShMAA) dhe Qeveria të hapë debat publik në sektorin e mediave për formimin e Fondit për mbështetje të gazetarisë profesionale”, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button