Thërrime 4

Rastisi në te papritmas. I erdhi mirë por sikur diçka nuk shkonte. Tamam si dita me diell në mes të janarit. Sikur në mes të ditës, në mes të acarit kur papritmas del dielli e veshur je me gjithë teshat e dimrit. Ashtu ishte edhe ky takim. Ky barte me vete gjitha kujtimet, fjalët e qëndrimet kurse ajo si diell, e qartë dhe e mirë, nga përballë shpërndante ngrohtësi.

Të ndalej apo të folte i dukej sikur e heq kapotën. Po çka do që të bënte dhe ku do që të shkonte, prapë kapotën me vete do duhej ta kishte. Veshur, vetëm mbi supe apo në dorë, prapëseprapë do duhej ta mbante. Për atëherë kur të mos jetë më ai diell, kur të mos ishte më ajo ngrohtësi.

Menjëherë pas saj, pas pak orësh, në mbrëmje, në shtëpi. I ranë ndërmend gjithë kujtimet, fjalët e qëndrimet. Deri edhe gjyshërit dhe gjyshet që me tesha të leshta visheshin, në të gjitha stinët. Vazhdoi në rrugën e vet. Veshur rëndë por dëlirë dhe i lirë; mu si ata para tij, që i kishin thënë: dielli yt, të ngrohë më mirë! 

(vazhdon)

Lajme të ngjashme

Back to top button