Ministria e Shëndetësisë e RMV: Qytetarët që kanë marrë porosi që të vaksinohen në qytet tjetër, mund të vaksinohen në qytetin ku jetojnë

Ministria e Shëndetësisë informoi sot se personat që kanë marrë porosit për vaksinim në një qytet tjetër dhe jo në vendbanimin e tyre, mund të vaksinohen në qytetin ku jetojnë, por duhet të tregojnë porosinë se u është caktuar termini për vaksinim, transmeton Portalb.mk.

Nga kjo ministra thanë se pas reagimeve të shumta të qytetarëve në rrjetet sociale se për vaksinim kanë marrë sms porosi që të vaksinohen në qytet tjetër dhe jo ku jetojnë, sistemi “Termini im” ka bërë analizë dhe ka ardhur në përfundim se, qytetarët gjatë caktimin në ueb faqen vakcinacija.mk vet kanë bërë zgjedhje të gabuar në lokacionin ku duan të vaksinohen, për këtë sistemi automatikisht u ka dërguar sms për lokacionin, përkatësisht pikën e vaksinimit dhe qytetin që vet e kanë zgjedhur.

“Ministria e Shëndetësisë i informon të gjithë qytetarët që janë ballafaquar me këtë problem dhe nga ai shkak nuk janë paraqitur dje për vaksinimin këtë ta bëjnë sot, në vendin ku jetojnë, përkatësisht në pikën e vaksinimit në qytetin e tyre. Nuk është e nevojshme përsëri të paraqiten as në vakcinacija.mk as te mjeku i tyre amë, mjafton që kur të vijnë në pikën e vaksinimit ta tregojnë porosinë që kanë marrë, përkatësisht ku shkruan se dje kanë pasur termin për vaksinim. Kjo vlen për të gjithë qytetarët që sot apo në ditët në vijim do të përballen me këtë problem. Për shembull, nëse personi ka marrë porosi se duhet të vaksinohet në Strugë, ndërsa vendbanimi i  tij është në Shkup, sot mund të shkojë në cilën do pikë të vaksinimit në Shkup por patjetër ta tregojë porosinë që ka marrë për vaksinim. Nëse dëshmia se ka termin është e vlefshme, personi do të vaksinohet menjëherë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përveç sallave për vaksinim masiv në Shkup, Kumanovë, Ohër, Shtip, Kavadar, Tetovë dhe Manastir, pikat e vaksinimit punojnë edhe në institutet shëndetësore në Strumicë, Prilep, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Veles, Koçan, Dibër dhe Gjevgjeli.

Ministria u bëri thirrje qytetarëve ta respektojnë terminin që u është caktuar për vaksinim, që të mos krijohet rrëmujë në pikat e vaksinimit. Po ashtu, u bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten për vaksinim në ueb faqen vakcinacija.mk, pasi sipas ministrisë, kjo është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë që të vaksinohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button