Anita Baki: Shkolla ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë ka mungesë të hapësirave për realizimin e praktikës

Anita Bakiu është nxënëse në shkollën e mesme “8 Shtatori” në Tetovë. Duke u bazuar në temën e Portalb “Çfarë do të ndryshoja në shkollën/universitetin ku studioj” ajo dha sugjerimet e saja për shkollën ku mëson. Një mangësi që ka kjo shkollë janë hapësirat e vogla për të realizuar praktikën. Prandaj dhe Anita theksoi se gjëja që do të donte të ndryshonte ishte që hapësirat shkollore të zgjerohen dhe praktika të bëhet ashtu siç duhet në gjeneratat e ardhshme.

Anita tregoi se ka parë shumë ndryshime në shkollën ku mëson me kalimin e kohës.

“Përshëndetje të gjithëve unë jam Anita Bakiu dhe mësoj në shkollën e mesme “8 Shtatori” drejtimi i juridikut. Sa i përket temës “Çfarë do të doja të shihja ndryshe në shkollën ku mësoj” tashmë veç se kam filluar duke i parë ndryshimet. Duhet cilësuar se aktivitetet në shkollën time ishin të rralla ndërsa, tani janë të shumta duke filluar që nga botimi i revistës, kalendarët e ndryshëm, pjesëmarrja e nxënësve në aktivitetet shkollore si shtetërore ashtu edhe jashtë shtetit.” – tha Anita në videon e saj.

Ndërkaq, problemi i  hapësirave për realizimin e praktikave ishte një mangësi e madhe në këtë shkollë sipas saj.

“Një mangësi që do të doja të ndryshoja ishte se ne jemi një shkollë praktike dhe praktikën nuk e kishim të mundshme pasi që i kishim hapësirat e vogla shkollore. Por, përsëri me ndihmën e drejtoreshës dhe punën e palodhshme të profesorëve ne përsëri ia dolëm në ato hapësira ta bënim praktikën dhe ta bëjmë përsëri. Gjëja që do të doja ta ndryshoja ishte kjo që realizimi i projektit dhe të hapësirës shkollore të zgjerohet dhe praktika të bëhet ashtu siç duhet në gjeneratat e ardhshme.”- shtoi ajo.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button