Ja sa do të paguhet Mourinho si trajner i Romës

Papritmas, tifozët e Romës po përjetojnë një moment historik. Një nga trajnerët më të rëndësishëm dhe fitues në historinë e futbollit, siç është Josè Mourinho, u bë zyrtarisht trajner i verdhekuqve. Nga sezoni i ardhshëm 2021/2022 ai do të drejtojë ekipin kryeqytetas, që vendosi ta mbyllë bashkëpunimin me Fonsecan, shkruan SS.

I shkarkuar pak më shumë se dy javë më parë nga Tottenham, Mourinho nuk ka përjetuar sezone të mrekullueshme kohët e fundit, me përjashtim të suksesit që arriti me Manchester United në Europa League. Ai do të përpiqet të ringrihet në Serinë A, një dekadë pas lamtumirës së tij me Interin, në krye të të cilit arriti triumf të trefishtë në vitin 2010.

Mourinho, siç thekson “Sky”, do të fitojë 7 milionë euro neto në sezon për periudhën trevjeçare 2021-2024. Jo vetëm kaq, duke pasur parasysh shpërblimet shtesë që portugezi mund të marrë nëse arrin disa objektiva.

Përveç Romës, Tottenhami do të vazhdojë ta paguajë Josè Mourinhon në sezonin e tij parë në stolin e verdhekuqve. Më saktë, Spurs-at do t’i shlyejnë diferencën që të plotësojë pagën që përfitonte të londinezët. Duke marrë parasysh se Mourinho nënshkroi një kontratë nga e cila përfitonte 16 milionë euro në vit (2019), Tottenhami do të paguajë diferencën prej 9 milionësh.

Një aventurë e re, e paparashikueshme, për Romën dhe Mourinhon do të fillojë në qershor. Përsëri në Itali, njëmbëdhjetë vjet pas përvojës legjendare me Interin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button