fbpx

BFI-ja kërkoi nga myftinjtë e Maqedonisë së Veriut të organizojnë namazin e teravisë prej nesër në xhami

Komuniteti mysliman në Maqedoninë e Veriut do të ketë mundësi prej nesër të kryejnë faljen e teravisë në hapësirat e xhamisë, pas ndryshimit të orës policore, transmeton Portalb.mk.

“Me kënaqësi informojmë se pas vendimit të sjellë nga Qeveria e RMV për shkurtimin e orës policore dhe fillimin e saj nga ora 23:00 prej datës 05.05.2021, që erdhi pas përmirësimit të gjendjes me pandeminë COVID-19, por edhe pas shqyrtimit të kërkesës së Bashkësisë Fetare Islame, mundësohet falja e namazit të teravive me xhemat në xhamitë e tërë vendit, që nesër, të mërkurën 05.05.2021”, raportojnë nga BFI-ja.

BFI-ja vlerësojnë se ndryshimi i orës policore vjen pas përmirësimit të gjendjes dhe kërkesës së parashtruar nga reisi Shaqir ef. Fetai.

“Apelojmë deri te të gjithë besimtarët që të vazhdojnë me këtë kujdes maksimal, duke respektuar rregullat e mbajtjes së maskave, distancës dhe dezinfektimit nëpër xhami, me qëllim ruajtjen e jetës sonë dhe të atyre që na rrethojnë, parim ky që është parim bazë dhe esencial i Islamit”, kërkojnë nga BFI-ja.

Ndryshe, në seancën e 68-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që ora policore prej nesër të fillojë në ora 23:00 dhe të mbarojë të nesërmen në ora 05:00, ashtu që orar policore tash nuk do të përfshijë kohën e teravisë. Ndërkohë, orari i kafeneve do të mbarojë në ora 22:30, kurse u vendos për karantinë dyjavore për udhëtarët që vijnë nga India dhe Brazili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button