Ministrja austriake zhvilloi takim me Pendarovskin dhe Zaevin, i cili vlerësoi që RMV-ja i ka shpallur luftë krimit dhe korrupsionit

Ministrja austriake për Evropë dhe Kushtetutë, Karoline Edshtadler, sot në Shkup ka zhvilluar takim të ndarë me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski, transmeton Portalb.mk.

“Në takim është bartur mbështetja e plotë nga Austria për procesin e anëtarësimit të vendit tonë në BE, ashtu si u konstatua, vendi e meriton këtë perspektive kredibile”, raportojnë nga Qeveria.

“Po vërehet që qytetarët në të gjitha vendet po dënojnë nacionalizmat. Në plan vendor, kemi luftë të hapur kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, me çka tregojmë se është e mundur qeverisja e drejtë për të gjithë”, deklaroi Zaev, duke theksuar se e ardhmja evropiane është një motiv për të gjithë vendet e rajonit.

Presidenti Pendarovski, sikurse Zaev, falënderoi ministren austriake për kontributin e Austrisë për shpërndarjen e vaksinave të BE-së dhe kontrollet e përbashkëta në kufirin jugor të vendit. Ministrja gjithashtu zhvilloi takim edhe me zv.kryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button