Maqedonia e Veriut ka pranuar dozën e parë të vaksinave nga Bashkimi Evropian

Maqedonia e Veriut, në prani të eurokomisari për zgjerim Oliver Varhejl dhe ministrja austriake Karolina Edshtadler ka pranuar sasinë e parë të vaksinave Pfizer si donacion nga Bashkimi Evropian, transmeto Portalb.mk.

“Sot ka ardhur sasia e parë e vaksinave nga gjithsej 119 213 doza Pfizer, që BE-ja i ka miratuar si ndihmë për Maqedoninë e Veriut në bazë të marrëveshjeve trelaterale”, deklaroi Zaev, duke numëruar edhe mbështetjen financiare dhe logjistike që i ka dhuruar deri më tani BE-ja për RMV-në.

Ai sqaroi që deri në gusht do të arrijnë të gjitha 119 213 dozat e vaksinave në Maqedoninë e Veriut.

“Ka arritur porosia e parë që përfshinë  4 850 doza nga gjithsej 19 890 që pritet të vijnë në muajin maj”, deklaroi Zaev, duke kërkuar nga qytetarët të paraqiten për vaksinim.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut prej sot ka filluar imunizimi masiv edhe në gjashtë komuna ku në periudhën e kaluar janë përgatitur sallat sportive. Bëhet fjalë për Shtipin, Ohrin, Kavadarin, Tetovën, Kumanovën dhe Manastirin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button