Shpallen fajtorë për vrasjen e 6 fëmijëve të tyre!

Mick dhe Mairead Philpot janë shpallur fajtor për vrasjen e gjashtë fëmijëve të tyre pas nje zjarri qe shpërtheu ne korridorin e shtëpisë së tyre.

Çifti është akuzuar për vrasje nga pakujdesia. Pas një gjyqi të gjatë, trupi gjykues, siç njoftojnë mediat në Britaninë e Madhe, kanë refuzuar të pranojnë justifikimin përmes të cilit, pretendohej se dikush tjetër kishte qene shkaktar i zjarrit, duke e kthyer këtë situatë në tragjedi.

Sipas mediave, Mick Philpot kishte lindur shumë fëmijë, 11, nëpërmjet të cilëve përfitonte para nga shteti. Ai ishte i divorcuar me gruan e tij, ndërsa e ndante shtëpinë me të, të dashurën dhe 11 fëmijët, të cilët i kishte me dy gratë. Ngjarja e ndodhur muajin e kaluar, la të vdekur 6 fëmijë nga mosha pesë deri në 13 vjeç.

Foto nga gjykimi.

Shtepia ku ndodhi tragjedia.

Lajme të ngjashme

Back to top button