Katër viktima dhe 75 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Katër viktima dhe 75 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga një viktimë u regjistrua në Drenas, Gjilan, Mitrovicë dhe Prishtinë.

Rastet pozitive, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 1,312 mostrave.

Shifra prej 75 do të thotë se 5 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë, transmeton REL.

Sipas IKSHPK-së, në 24-orëshin paraprak 546 pacientë u shëruan nga koronavirusi.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 105,711, i viktimave në 2,191 dhe i të shëruarve në 96,012.

Raste aktive aktualisht janë 7,508.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë konfirmuan të martën për Radion Evropa e Lirë se Kosova pritet të pranojë sot edhe 4,680 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button