Qeveria ende nuk ka shqyrtuar propozim ligjin për nënshtetësi, Aziri: Ka hezitim nga pala tjetër sa i përket gjuhës shqipe

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ende nuk ka dhënë përgjigje zyrtare sa  i përket propozimit të Ligjit për nënshtetësi të dorëzuar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski deklaroi për Portalb.mk se propozim ligji ende nuk ka ardhur në Qeveri.

“Propozimi nuk ka ardhur në Qeveri ende. Qeveria ende nuk ka diskutuar për këtë në seancë. Detaje të tjera nuk kam”, tha Arsovski.

Ndërkohë, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, deklaroi për Portalb.mk se hezitimi i Qeverisë ka të bëjë me kërkesën e përfshirë në këtë propozim ligj për gjuhën shqipe. Ai po ashtu, tha se nuk ka unifikim të partive shqiptare në pushtet në lidhje me çështjen e nënshtetësisë.

“Ne e kemi dorëzuar Ligjin për nënshtetësi dhe jemi duke pritur përgjigje. Refuzimi është te gjuha shqipe. Ato hezitojnë në atë drejtim. Më herët ka qenë se duhet ta njohë gjuhën maqedonase, ne kemi thënë njëherë se duhet ta njohe njërën nga gjuhët zyrtare, ato refuzuan dhe pastaj e kemi bërë duhet ta njohe gjuhën maqedonase dhe njërën prej gjuhëve që e flasin 20 përqind, që është e ndryshueshme. Tani presim përgjigje. Por, partitë shqiptare BDI dhe BESA nuk e hapin gojën, madje janë pengesë, nuk lodhen për këtë punë. Nuk ka unifikim për këtë çështje. Njëherë për njëherë nuk ka paralajmërime për takim të radhës”, deklaroi Aziri.

Aziri tha se nuk mund të shpalos detaje të tjera se çfarë përbën propozim ligji i dorëzuar nga ky koalicion, pasi kështu është marrëveshja.

Edhe nga Qeveria edhe nga ASH kanë konfirmuar se tani për tani nuk ka paralajmërime për ndonjë takim të ri mes kryeminsitrit Zaev dhe opozitës shqiptare.

Zaev javën e kaluar tha se kanë pranuar propozimin e ASH – AAA dhe nuk është bash si është dakorduar në takim, por vlerësoi se beson do të arrihet marrëveshje. Ai tha se, me siguri konkludimi i partnerëve në atë bisedë ASH dhe AAA është se për draft versionin e fundit duhet të ulen më së paku ministri i Brendshëm dhe zëvendësi dhe kryeministri që ta lëshojnë në procedurë parlamentare, sepse ka edhe opsione për të cilat duhet së bashku të shqyrtojnë.

Kryeministri Zoran Zaev dhe opozita shqiptare deri më tani kanë zhvilluar tre takime në lidhje me Ligjin e nënshtetësisë. Në takimin e fundit, palët kanë arritur marrëveshje sa i përket ligjit të nënshtetësisë. Në deklaratën e dhënë për media pas takimit, Zaev nuk ka ndarë me gazetarët detajet por tha se, beson se kanë arritur marrëveshje dhe atë që sot e kanë dakorduar do ta vendosin në letër, pasi brenda ka edhe formulime juridike, që të mund ta shqyrtojnë se është ajo që kanë diskutuar në të vërtetë. Në takim u vendos që propozuesit ta përpunojmë propozim ligjin, t’ia na dorëzojnë pushtetit ekzekutiv për ta shqyrtuar dhe për ta konfirmuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button