fbpx

EMA ka nisur rishikimin e vaksinës kineze kundër koronavirusit

Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka nisur procedurën e rishikimit të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë kineze Sinovac.

Të dhënat është thënë se do të analizohen me procedurë të përshpejtuar.

Ekspertët e kësaj agjencie kanë arsyetuar vendimin për rishikim të këtij lloji, me rezultatet preliminare nga studimet klinike dhe ato laboratorike, transmeton REL.

Ata kanë thënë se është e qartë se vaksina stimulon prodhimin e antitrupave kundër koronavirusit dhe mund të jetë efektive si masë mbrojtëse kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Agjencia Evropiane e Ilaçeve deri më tani ka miratur katër vaksina në Bashkimin Evropian: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Tri vaksina tjera është thënë se janë të fazë të rishikimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button