ShBA do ta miratojnë vaksinën ‘Pfizer’ edhe për fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do ta miratojë vaksinën anti-kovid Pfizer/Biontec edhe për fëmijët e moshës nga 12 deri në 15 vjeç, që duhet të ndodhë sa më herët javën e ardhshme, njoftoi New York Times, transmeton Portalb.mk.

Pfizer qysh në mars tha se provat klinike kishin treguar se vaksina ishte e sigurt, efektive dhe shkakton përgjigje të fortë imune në këtë grupmoshë. Kjo vaksinë është aprovuar në Shtetet e Bashkuara për të gjithë mbi 16 vjeç. Drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochel Valensky, paraprakisht deklaroi se ata presin që vaksina të aprovohet edhe për fëmijët më të vegjël deri në mes të majit.

Miratimi i vaksinës në mënyrë shtesë do të rrisë imunizimin në Shtetet e Bashkuara, për çka me Moderna dhe Johnson & Johnson gjithashtu po testojnë vaksinën e tyre tek fëmijët e moshës nga 12 deri në 18 vjeç.

Pfizer dhe Moderna përfshinë edhe fëmijë më të vegjël në testim, nga gjashtë muaj deri në 11 vjeç, dhe të dy kompanitë shpresojnë që vaksina të jetë në dispozicion nga viti i ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button