IShP: Rreth 40 për qind më pak raste të reja me kovid-19 dhe 21 për qind më pak vdekje se javën e kaluar në RMV

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik në periudhën nga 26 prilli deri më 2 maj 2021, janë regjistruar 2.076 raste të reja pozitive nga 34 qytete në vend me rënie prej 39.7% krahasuar me javën e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (857; 41.5%), me incidencë javore – 138.8 / 100.000. Incidenca më e lartë javore prej 211.0/100.000 është regjistruar në Vinicë.

Përqindja e pozitivitetit varion nga 9.6% deri në 17.7%, mesatarisht 13.1%, me zvogëlimin për 4.9% krahasuar me javën e kaluar.

“Personat e infektuar janë regjistruar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (781, 37.6%). Numër i madh pacientësh janë regjistruar në grupmoshat 50-59 (349; 16.8%), 40-49 (333; 16.0%), 30-39 (323; 15, 6%) dhe 20-29 (172; 8.3%). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët e moshës 0-9 ( 33; 1.6%) dhe 10-19 vjeç (85; 4.1%)”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raport, pas marrjes së 2 testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose përdorimit të algoritmit të ri, me statusin i/e “shëruar” e fituan 4.012 persona të cilët ishin të hospitalizuar ose në trajtim shtëpiak, me rënie prej 34.5% krahasuar me javën e kaluar.

Janë raportuar 167 të vdekur nga 22 qytete, 20.9% më pak se javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 150 persona ishin mbi 60 vjeç, 15 persona të moshës 50-59 vjeç dhe nga një person në grupmoshat 30-39 dhe 40-49 vjeç.

“Më 17.02.2021 në RMV filloi vaksinimin kundër KOVID19. Nga 05.04.2021, filloi vaksinimi masiv në pikën e vaksinimit në sallën “Boris Trajkovski”, ku përveç punëtorëve të vaksinuar shëndetësorë, u vaksinuan edhe persona nga popullata kritike. Përfshirë datën 02.05.2021, me Pfizer/Biontech janë vaksinuar gjithsej 19.858 (15.933 me dozën e parë dhe 3.925 me dozën e dytë), me Sputnik V  janë vaksinuar 34.177 (22.768 me dozën e parë dhe 11.409 me dozën e dytë ), me vaksinën AstraZeneca janë vaksinzuar gjithsej 21.949 persona dhe 953 persona u vaksinuan me Sinopharm”, thuhet në njoftimin e IShP. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button