Sot filloi imunizimi masiv në gjashtë qendrat rajonale të RMV-së

Prej sot ka filluar imunizimi masiv në qendrat rajonale në gjashtë komuna ku në periudhën e kaluar janë përgatitur sallat sportive. Bëhet fjalë për Shtipin, Ohrin, Kavadarin, Tetovën, Kumanovën dhe Manastirin, njofton Portalb.mk.

Autoritetet komunale kanë njoftuar se sallat sportive janë gati, a vaksinat kanë arritur.

Në Shtip, imunizimi i qytetarëve të rajonit lindor zhvillohet në sallën “Jordan Mijallkov”. Dje pasdite në këtë qytet kanë arritur 5.000 vaksina “Sinofarm”, të cilat janë vendosur në frigoriferë që ndodhen në sallë, dhe të cilën e siguron policia. Për këtë, janë angazhuar 50 infermiere, 16 administratorë – studentë dhe vullnetarë nga Kryqi i Kuq. Në këtë sallë ka 22 pika për vaksinim, të cilët në ditë do të imunizojnë nga 1.000 deri në 2.000 qytetarë.

Në Kavadar, vaksinimi zhvillohet në sallën “Jasmin”. Janë dërguar 5.100 vaksina për qytetarët e Kavadarit, Velesit, Negotinës, Demir Kapisë, Vallandovës, Gjevgjelisë, Gradskos dhe Rosomanit.

Po kryhet vaksinim edhe në qendrën rajonale e Manastirit, ku të premten është kryer edhe stimulimi se si do të zhvillohet vaksinimi.

Edhe në Tetovë, ku po vazhdon vaksinimi, ku kanë arritur 4.200 doza të vaksinës “Sinofarm”.

Salla “Biljanini Izbori” është vendi për vaksinimin e qytetarëve të Ohrit, Strugës, Debërcës, Vevçanit, Dibrës, Resnjës dhe Kërçovës. Për këtë rajon kanë arritur 7.200 vaksina.

Vaksinimi masiv nëpërmjet qendrave rajonale vijon pasi që të premten (30 prill), në vend kanë arritur 200.000 vaksina kineze “Sinofarm”.

Sot pritet që edhe eurokomesari Oliver Varhejli t’i sjellë në RMV 4.680 vaksina “Pfizer”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button