Varhejli sot vjen në Shkup me 4.680 vaksina “Pfizer”

Eurokomesari për zgjerim Oliver Varhjeli, në kuadër të një vizite në vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do ta vizitojë Shkupin dhe me këtë rast në Maqedoninë e Veriut do të sjellë 4.680 doza të vaksinës “Pfizer” si donacion nga Bashkimi Evropian, njofton Portalb.mk.

Në Serbi dje dorëzoi 1.170 vaksina, në Mal të Zi do të dorëzojë 2.340, në Bosnje 10.530, ndërkaq në Shqipëri 4.680 doza të vaksinës.

Ashtu siç është paralajmëruar, deri në gusht pritet që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin gjithsej 651.000 doza të vaksinave nga furnizimi kolektiv i BE-së.

Më së shumti vaksina do të marrë Bosnja dhe Hercegovina – 214.000, pastaj Shqipëria 145.000, Maqedonia e Veriut 119.000, Kosova 95.000, Mali i Zi 42.000 dhe Serbia 36.000.

Koordinimin për furnizimin e donacionit e ka marrë përsipër Austria.

Me këtë donacion, ashtu siç u shpjegua, BE dëshiron t’i tregojë rajonit se nuk është lënë anash në luftën kundër virusit korona.

“Në pandemi rregulli është – askush nuk është i sigurt përpara se të sigurohen të gjithë. Nuk kemi asgjë nga ajo nëse në Austri së shpejti vaksinohen të gjithë që dëshirojnë, a fqinjët tanë të afërt të mos kenë vaksina”, deklaroi shefi i diplomacisë austriake, Aleksandar Shalenberg.

Këto vaksina nuk janë pjesë e Kovaksit, nëpërmjet së cilit rajonit pritet t’i jepen edhe 1 milion doza të vaksinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button