Bill dhe Melinda Gejts njoftuan se do të divorcohen pas 27 vitesh martesë

Bill dhe Melinda Gejts janë duke u divorcuar pasi që “nuk besojnë më se mund të rriten së bashku si çift”, njoftuan dyshja në një deklaratë, shkruan “The Guardian“, njofton Portalb.mk.

Pronari i “Microsoft” dhe gruaja e tij, janë të martuar 27 vite dhe janë ndër personat më të pasur në botë. Ata gjithashtu janë një forcë e madhe lëvizëse në botën e filantropisë globale.

Në një deklaratë të postuar në Tuiter, ata njoftuan se do të vazhdojnë të punojnë së bashku “Bill & Melinda Gates Foundation”, të cilin e drejtojnë së bashku.

“Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në këtë fazë të ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë ndërsa fillojmë të lundrojmë në këtë jetë të re”, thanë ata.

Çifti ka tre fëmijë.

Fondacioni ka pasuri mbi 53 miliardë dollarë, sipas një regjistrimi tatimor, raporton CNBC.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button