Clinton paralajmëron pasoja nga tërheqja e SHBA-së prej Afganistanit

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka paralajmëruar për “pasoja të mëdha” nga vendimi i presidentit amerikan Joe Biden për t’i tërhequr trupat amerikane nga Afganistani.

Clinton ka thënë për rrjetin televiziv amerikan CNN se ekziston rreziku që talibanët të rifitojnë kontrollin.

Talibanët janë rrëzuar nga pushteti më 2001, pas pushtimit të Afganistanit nga forcat e udhëhequra prej Shteteve të Bashkuara.

SHBA-ja synon të tërheqë plotësisht trupat amerikane nga ky shtet deri më 11 shtator, transmeton REL.

Megjithatë, talibanët kanë vazhduar të kryejnë më shumë sulme.

“Ekzistojnë pasoja si të parashikuara, ashtu edhe të paqëllimshme të të qëndruarit dhe larguarit”, ka thënë ajo.

Clinton, demokrate, ashtu sikurse Biden, ka qenë mbështetëse e intervenimit të SHBA-së në Afganistan, pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në tokën amerikane.

Biden dëshiron t’i japë fund tërheqjes së trupave më 11 shtator të këtij viti.

Aktualisht në Afganistan janë rreth 2,500 trupa amerikane.

Presidenti Biden ka thënë se tërheqja amerikane është arsyetuar pasi forcat amerikane kanë siguruar se Afganistani nuk do të jetë më bazë për xhihadistët e huaj, që të bëjnë komplote kundër Perëndimit.

E pyetur për vendimin e presidentit, Clinton ka thënë se “qeveria amerikane duhet të fokusohet në dy pasoja të mëdha”, duke përmendur rikthimin e aktiviteteve të grupeve terroriste dhe rritjen e numrit të refugjatëve nga Afganistani.

Ajo ka thënë se shkatërrimi i Qeverisë afgane dhe mundësia e marrjes së pushtetit nga talibanët mund të rezultojë me luftë të re civile.

Clinton ka thënë se ka është shumë ë rëndësishme po ashtu që të mbrohen “mijëra afganë”, që kanë punuar me SHBA-në dhe NATO-n gjatë konfliktit, dhe se një program i gjerë vizash duhet krijuar për të pranuar refugjatë.

Tërheqja e forcave ndërkombëtare do të jetë test për forcat afgane të sigurisë, të cilat do të duhet të mbrojnë territorin e tyre që kontrollon qeveria.

Të hënën, zyrtarët afganë kanë thënë se të paktën shtatë ushtarë janë vrarë në një sulm të talibanëve në provincën Farah.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button