Kosovë, 4 viktima dhe 101 të infektuar me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 4 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.187, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 101 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, numri i tyre ka shkuar në gjithsej 105.636 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 2.052 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 541.762 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 421 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 95.466 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.983.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button