Shqipëri, 2 të vdekur dhe 38 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 2 të vdekur dhe 38 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.276, prej të cilëve 2.399 persona kanë vdekur, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111.792 dhe raste aktive aktualisht janë 17.085.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 1.762 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 641.968 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Në vend vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi janë kryer mbi 504.386 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button