Dita Botërore e Lirisë së Mediave: Gazetaria është vaksina më e mirë kundër dezinformimit

Me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 3 maji është shpallur Ditë Botërore e lirisë së shtypit, me qëllim që t’i rikujtojë qeveritë për nevojën e respektimit dhe përkushtimit në lirinë e mediave, por gjithashtu edhe t’i nxisë gazetarët të mendojnë për çështjen e lirisë së mediave dhe etikës profesionale. Kjo ditë është edhe ditë mbështetje për mediat të cilat janë të ekspozuara ndaj përpjekjeve për shuarjen ose kufizimin e lirisë së tyre të shprehjes, por edhe ditë përkujtimi për gazetarët të cilët i kanë humbur jetët në punën e tyre, njofton Portalb.mk.

Sipas raportit të Reporterëve pa Kufij për vitin 2021, Maqedonia e Veriut ndodhet në vendin e 90-të, ndërsa krahasuar me vitin 2014, kur ishte pozicioni më i keq në histori, kemi avancuar me 43 pozicione.

Përkundër kësaj, sipas lirisë së medias, ndodhemi në një grup me Moldavinë (vendi i 89-të), Serbinë (vendi i 93-të) dhe Hungarinë (vendi i 92-të). Më keq të renditura janë Mali i Zi në vendin e 104 dhe Bullgaria në vendin e 112, i cili është i vetmi vend anëtar i BE i renditur si jo i lirë.

Nga vendet në rajon, të renditura më mirë se Maqedonia janë Shqipëria në vendin e 83-të, Kosova në vendin e 78-të, Greqia në vendin e 70-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 58-të dhe Kroacia në vendin e 56-të.

Organizata thotë se gazetaria që ajo e quan vaksinën kryesore kundër disinformimit, është bllokuar plotësisht ose pjesërisht në 73%180 vendeve të botës.

Organizata e arrin këtë përfundim në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit 2021, sipas së cilit ka pasur një përkeqësim dramatik të gjendjes së gazetarisë.

“Pandemia e koronavirusit është përdorur si bazë për të bllokuar qasjen e gazetarëve në burimet e informacionit dhe raportimin në terren”, thonë nga Reporterët pa Kufij.

Mënyra tjera të shtypje të lirive të gazetarëve është mbyllja e qasjes në kanalet digjitale mbi të cilat opinioni mbështetet gjithnjë e më tepër si burim i lajmeve, përhapje e hutimit ose imponim nëpërmjet publikimit të vazhdueshëm të dezinformatave edhe atë jo vetëm para zgjedhjeve, por në vazhdimësi. Kjo, gjithashtu, arrihet edhe nëpërmjet mbushjes së mediave me propagandë apo ndezje të flakës së mos tolerancës dhe urrejtjes.

Vetëm në 7% të vendeve të botës, ambienti për gazetarinë është shumë i mirë.

Të dhënat e Indeksit, që mat kufijtë e qasjes në informacion dhe pengesat për mbulimin e lajmeve, konfirmojnë përpjekjet dhe masa për bllokimin e gazetarisë.

Të dhënat tregojnë se gazetarët e kanë gjithnjë e më të vështirë të investigojnë dhe njoftojnë për tema të ndjeshme, veçanërisht në Azi, Lindjen e Mesme dhe Evropë.

Sekretari i përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij Christophe Deloire Orgazuara thotë se “Gazetaria është vaksina më e mirë kundër dezinformimit” .

“Por për fat të keq, prodhimi dhe shpërndarja e saj shpesh bllokohet nga faktorë politikë, ekonomikë, teknologjikë dhe ndonjëherë edhe kulturorë. Në përgjigje të përhapjes së disinformimit përtej kufijve, në platformat digjitale dhe në mediat sociale, gazetaria është rruga kryesore për të siguruar që debati publik të bazohet në një rreze të gjerë dhe të larmishme faktesh”, thotë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button