RMV, mbi gjysma e drejtorëve të caktuar nga qeveria kanë përvojë minimale

Problemi në procesin e punësimit në administratën publike është se nuk përfshin më shumë kandidatë nga të cilët duhet të përzgjidhet më i miri, por më së shpeshti dihet paraprakisht se kush duhet të marrë pozicionin, thotë analiza e OJQ-së Instituti për Demokraci “Societas Civilis” (IDSC). Pozicionet e punës, thotë analiza, veçanërisht ato në pozitat e larta drejtuese, ndahen brenda natës, pas dyerve të mbyllura, njofton Portalb.mk.

IDSC analizoi 116 emërime që janë bërë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020 dhe sondazhi tregon se ekziston mospërputhje e konsiderueshme midis asaj që premtoi qeveria dhe asaj që ka realizuar.

“Praktika e emërimit të drejtorëve si ushtrues të detyrës është metoda dominante e emërimit, në vend se të jetë përjashtim. Në pothuaj gjysmën e rasteve, janë u.d. drejtorë, e kjo zakonisht bëhet për të shmangur procedurat e emërimit. Analiza tregon se 55% e kandidatëve kanë minimum të përvojës në menaxhim që do të mundësonte ata të përmbushin detyrën në mënyrë të pavarur dhe efikase. Kjo është mungesa më e rëndësishme në sistemin e emërimit dhe pika më e dobët në sigurimin e institucioneve efikase”, ka treguar sondazhi.

IDSC thonë se për të rikthyer besimin në procesin e emërimit te qytetarët, është e nevojshme që të gjitha emërimet në institucione të shfaqen dhe shpallen në mënyrë publike dhe transparente. Përfshirja e publikut në këtë proces do të kontribuojë edhe në njohjen edhe përzgjedhjen e kandidatit më të përshtatshëm.

Të gjithë analizën mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button