Prej të mërkurës ora policore të fillojë prej orës 23, propozon Shtabi i Krizës

Ora policore prej të mërkurës të fillojë prej orës 23, a kafenetë të punojnë deri në ora 22:30, është propozuar në mbledhjen e sotme të Shtabit Qendror të Krizës, a vendimi duhet që të miratohet në seancën e nesërme qeveritare. Edhe më tej është e lejuar që të punojnë vetëm verandat e verës së objekteve hotelierike, njofton Portalb.mk.

Propozimi i këtillë vjen pasi që në ditët e kaluara ka rënë numri i të infektuarve me virusin korona. Dje janë regjistruar 105 raste të reja nga 946 testime, a momentalisht janë 14.276 raste aktive.

Kafenetë janë të mbyllura prej 28 prillit. Tani punojnë deri më 20:30, pasi që sipas vendimit të javës së kaluar ora policore fillon prej orës 21. Ora policore nuk ka qenë në fuqi të shtunën për shkak të festës së Pashkëve. Gjithashtu, orë policore nuk do të ketë më 12 maj, gjegjësisht në ditën e festës së Fitër Bajramit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button