Shpërtheu zjarr në Galiçnik, helikopteri i dërguar për ndihmë nuk mundi të veprojë për shkak të erës së fuqishme

Gjatë ditës së sotme ka shpërthyer zjarr në Galiçnik dhe për këtë njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave duke shtuar se zjarri është në një terren të paarritshëm, ndërsa një pyll me pisha po digjet, njofton Portalb.mk.

“Zjarri në pyll për shkak të erës së fortë është një rrezik i mundshëm për fshatin, por në të njëjtën kohë është një rrezik për forcat e përfshira në shuarje. Zjarri është në një terren të paarritshëm dhe një pyll me pisha po digjet”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Për gjendjen është informuar edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Njësitë Lokale të Zjarrfikësve, Ministria e Brendshme (MPB) dhe subjekte të tjera nga Sistemi i Menaxhimit të Krizave, në përputhje me procedurat e punës Qendrat rajonale të administrimit të krizave në detyrë.

Ndërsa, informacioni rreth zjarrit mbi fshatin Galiçnik, në QMK u mor sot rreth orës 13:30.

Ndërkaq, është dërguar një helikopter i zjarrfikësve, mirëpo nuk mund të veproj për shkak të erës së fuqishme që frynë.

Ndryshe, nga Bashkësia lokale Galiçnik, njoftuan më parë se zjarri shpërtheu mbi hotelin “Neda”, ndërsa nuk ka rrezik për shtëpitë.

Edhe pse helikopteri që u dërgua nuk mundi të veprojë, përsëri zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën ndonjë rrezik për fshatin theksuan më vonë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button