Izrael, zi kombëtar për 45 viktimat në kremtimet fetare

Izraeli ka shpallur të dielën ditë zie kombëtare për 45 viktimat e shtypura nga turma gjatë një kremtimi fetar hebraik. Flamujt në mbarë vendin janë ulur në gjysmë shtizë dhe tani vëmendja po kalon te hetimet mbi përgjegjësinë për katastrofën më të rëndë civile të vendit, shkruan Zëri i Amerikës.

Në përputhje me traditën hebraike, ceremonitë mortore u kryen shumë shpejt pas vdekjeve. Mbi 20 viktima të incidentit të së premtes në Malin Meron u varrosën atë natë, pasi u përfundua zyrtarisht identifikimi i trupave.

Fatkeqësia ndodhi kur pelegrinë ultra-ortodoksë hebraikë që kishin shkuar gjatë natës për të nderuar një profet të shekullit të 2-të, u përfshinë nga paniku dhe kaosi dhe filluan të shtyjnë. Dëshmitarët tregonin për një piramidë trupash, ndër ta fëmijë, të rrëzuar gjatë kalimit në një korridor të rrëshqitshëm.

Sipas medias izraelite mbi 100,000 vetë morën pjesë në këtë kremtim gjë që dëshmoi optimizmin në popullatë për ritmet masive të vaksinimit kundër koronavirusit. Destinacioni i këtij pelegrinazhi është komentuar para disa vitesh nga autoritetet si një katastrofë e pritshme për arsye të mjedisit tepër të ngushtë për turma të tilla.

Kryeministri Benjamin Netanyahu është zotuar të hapë hetime. Ambasada amerikane në Izrael ka thënë se mes viktimave kishte edhe shtetas amerikanë.

Lexo: Mbi dyzet të vdekur në një festival fetar në Izrael

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button