RMV, pastrimi i deponive në rajonin Lindor dhe Verilindor me afat të ri, punimet do të fillojnë kah mesi i majit

Pastrimi i plehërishtave dhe deponive jo standarde në komunat e rajonit të planifikimit Lindor dhe Verilindor duhet të fillojë në mes të majit, kanë informuar për “Meta.mk” nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, njofton Portalb.mk.

Punimet për mbylljen e këtyre pikave kritike që e ndotin mjedisin janë shtyrë përsëri, ndërsa shpjegimi i fundit ishte se në procedurën e parë të tenderit nuk u zgjodh asnjë kompani si ofertuesi më i mirë, pas çka u përsërit procedura për zgjedhjen e mbikëqyrjes së punimeve .

Përndryshe, në 18 komuna të këtyre dy rajoneve, në fazën fillestare, do të pastrohen 70 deponi ilegale (dhe plehërishte) dhe 7 nga deponitë ekzistuese jostandarde komunale, me ç’rast për të kryer këtë punë tashmë janë zgjedhur dy kompani nga Gjermania dhe Turqia.   Vetëm pastrimi dhe rikuperimi i deponive komunale jostandarde do të kushtojë rreth 10 milion euro. Në ato vende ku ka pjesë të tokës private, paralelisht me mbylljen e deponive jo standarde, do të kryhet një procedurë për shpronësimin e tokës, informojnë nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

Përveç pastrimit të vendeve nga mbeturinat e akumuluara dhe rikultivimit të vendeve, në të ardhmen komunat dhe ndërmarrjet komunale publike nga këto dy rajone do të kenë kompetenca të qarta për mirëmbajtjen e këtyre vendeve, për të cilat tashmë janë nënshkruar marrëveshje me detyrime të veçanta për ata

Një herë në vit, ndërmarrjet komunale publike nga këto komuna do të duhet të monitorojnë ujin nëntokësor dhe të inspektojnë vizualisht terrenin, për të mirëmbajtur gardhin dhe kanalin e ujërave atmosferike të deponisë së mbyllur. Dy herë në vit, ata do ta kenë për detyrë të presin barin dhe vëzhgimin topografik në lidhje me uljen e trupit të deponisë dhe qëndrueshmërinë e mbulesës. Pas vitit të tetë nga mbyllja e deponisë, komunat përmes ndërmarrjeve publike janë të detyruara të vazhdojnë me monitorimin e ujërave nëntokësore dhe monitorimin topografik të deponive një herë në vit.

E gjithë procedura për pastrimin e plehërishtave dhe mbylljen e deponive jostandarde duhej të fillonte pas përzgjedhjes së dy kompanive që duhet të mbikëqyrin punimet, e që ishte e planifikuar të bëhej deri në fund të shkurtit. Në vend të marsit, fillimi i procedurës u shty për në fund të prillit, ndërsa tani afati i ri është mesi i majit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button