Gjermani, përleshje mes protestuesve dhe policisë në protestat e 1 Majit (VIDEO)

Në protestat e zhvilluara me rastin e 1 Majit – Ditës së Punës dhe Solidaritetit në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin u shënuan përleshje mes policisë dhe protestuesve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mijëra persona u mblodhën në sheshin Hermann në rajonin Neukölln.

Protestuesit në mesin e të cilëve ndodheshin edhe mbështetësit e organizatës terroriste YPG/PKK, marshuan nga bulevardi Karl-Marx dhe Erk deri në bulevardin Sonnenalle.

Në incidentin mes protestuesve dhe policisë thuhet se protestuesit hodhën gurë, shishe dhe mjete të ndryshme ndaj policisë si dhe ndezën fishekzjarre, dogjën koshat e mbeturinave dhe formuan barrikada.

Ndërkohë policia ndërhyri ashpër ndaj protestuesve dhe përdori gaz lotsjellës.

Në këto përleshje u arrestuan shumë persona ndërkohë që ekipet e ndihmës së shpejtë ofruan trajtim për të plagosurit.

Gjatë protestave u vërejt se u mbajtën flamuj me simbole të YPG/PKK-së dhe fotografi të kreut të organizatës terroriste.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button