RMV, përleshje fizike dhe plagosje me armë në Bukoviq, u arrestuan 10 persona

MPB ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Bukoviq si pasojë e një përleshje fizike është plagosur një person, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar, njofton Portalb.

“Mbrëmë zyrtarë policorë të Stacionit policor në Gjorçe Petrov kanë arrestuar 10 persona, duke vepruar ndaj denoncimit sipas të cilit, në ora 20:45 në fshatin Bukoviq ka ardhur deri te prishja e rendit dhe qetësisë publike me përleshje fizike mes J.A.(22) dhe S.A.(27), që të dy nga fshati Raoviq nga njëra anë, dhe I.P.(57) dhe R.P.(30) që të dy nga fshati Bukoviq nga ana tjetër. Pas kësaj, të njëjtit kanë shkuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” për sanimin e lëndimeve. Rreth orës 21:20 disa persona nga familja e J.A. dhe S.A. nga fshati Raoviq, kanë ardhur në oborrin e familjes së I.P. dhe R.P. dhe kanë gjuajtur me armë drejt L.P.(25), biri i I.P. i cili ka pësuar lëndime në këmbë dhe është dërguar në SPQ ‘8 Shtatori’, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button