RMV, u gjend i vdekur në veturë një person në Ohër

Një banor i Ohrit u gjet i vdekur në një makinë, bëjnë të ditur nga policia, njofton Portalb.

Në SPB Ohër dje në orën 20:10 është paraqitur se një person i vdekur është gjetur në një park makinash afër “Portës së Epërme” në qytet.

U konstatua se bëhet fjalë për M.J. (55) nga Ohri, ndërsa mjeku konfirmoi se viktima nuk ka gjurmë për shenja dhune.

Pas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi iu dorëzua familjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button