RMV, “Pasaportat”, i akuzuari Raif Miftari dorëzohet në Shutkë

I akuzuari Raif Miftari, në aferën “Pasaportat” është dorëzuar në burgun hetues në Shutkë. Miftari ishte në arrati që nga 6 prilli kur u realizua aksioni për arrestimin e nëpunësve në MPB që me vite kanë dhënë pasaporta me identitet të rrejshëm, personave të nëntokës kriminele nga rajoni, transmeton Alsat-M.

Sipas aktakuzës Miftari llogaritet si ndërmjetësues për përpunimin e dokumenteve të udhëtimit. Përkundër tij janë akuzuar edhe dhjetë persona të tjerë, të gjithë nëpunës në MPB. Nga këto dhjetë persona 10 janë në paraburgim, për tre persona ka masa të tjera, ndërsa një person është në paraburgim për dhënien e patent shoferëve të rrejshme. Informatën se Raif Miftari është dorëzuar vetë, për Alsat e konfirmuan edhe në Burgun Shutkë.

Kundër tij u ngrit edhe një flet arrest ndërkombëtar. Gjykimi për këtë rast fillon më 5 maj.

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovki, para pak ditësh konfirmoi se janë shpërndarë 215 pasaporta të falsifikuara me identitete të rrejshme, ndërkohë raportohet se për shkak dyshimeve për përfshirje në aferë, janë arrestuar nëntë punonjës policor në Maqedoninë e Veriut, derisa punonjësi i dhjetë nuk është kapur akoma, njofton Portalb.

Ministri raportoi që punonjës policorë kanë dhënë pasaporta të falsifikuara me identitet të rrejshëm, duke theksuar se mbështetje për hetime kanë marrë edhe nga Ambasada Amerikane në vend dhe Interpoli.

Spasovski në konferencën për media konfirmoi që janë dhënë pasaporta të falsifikuara për 215 persona, prej të cilëve njëri është shtetas i Maqedonisë së Veriut. Pas hetimeve me Interpolin, raportohet që një pjesë e këtyre personave janë pjesë e krimit të organizuar ndërkombëtar.

Afera e njohur “Mafia” është paraqitur fillimisht nga partia opozitare VMRO-DPMNE, të cilët kërkojnë që të arrestohet koka e krimit, ndërkohë ministri paralajmëroi që nga kjo parti janë kryer pengesa të ndryshme, për të cilat paralajmëroi që do të raportojë prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button