RMV, pas lajmit të Portalb, Komuna e Tetovës njofton se ka filluar me sanimin e rrugëve të dëmtuara

Pas publikimit të lajmit nga Portalb lidhur me gropat dhe rrugët e çara në qytetin e Tetovës, nga Komuna sot në profilin zyrtar në Fejsbuk njoftuan se kanë filluar me sanimin e rrugëve të dëmtuara.
“Filluam me sanimin e rrugëve të dëmtuara! Gjatë muajit maj, do të intervenohet në çdo rrugë, rrugicë dhe lagje të qytetit!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.
Sanim i rrugëve në Tetovë, Foto: Komuna e Tetovës

Tre ditë pas lajmit të Portalb.mk në lidhje gropat dhe rrugët e çara në qytetin e Tetovës, nga Komuna e Tetovës kanë publikuar në Sistemin për Furnizime Publike një kontratë prej 191 mijë eurove me kompaninë “Euro Invest” pikërisht për mbushjen e gropave. Ndërkaq, edhe pse kjo u premtua nga kryetarja Arifi nga viti 2013, pritet të realizohet ditët në vijim, shkruan Portalb.mk.

Komuna e Tetovës ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Euro Invest” për mbushjen e gropave në territorin e kësaj komune, kontrata kap vlerën e 11.800.000,00 denarëve apo 191.869 euro.

Kontrata për mbushjen e gropave.

Gazetari i Portalb.mk katër ditë më herët vizitoi shtatë lagjet kryesore me më shumë banorë në këtë qytet, në shumicën prej tyre banorët u shprehën se nuk ju kujtohet kur ka qenë hera e fundit që Komuna e Tetovës ka intervenuar për rregullimin e rrugës apo mbushjen e gropave.

LEXO: Tetovë, kryetarja Arifi nuk e realizoi premtimin 8 vjeçar për Tetovë pa gropa: rrugët në gjendje katastrofale (VIDEO)

 

  • Rruga “Braqa Milladonovi” – gjendet në rrugën për në Banjën e Qytetit.

  • Rruga “E Strugës (Strushka)” – pas Gjykatës Themelore

  • Rruga “Gjoce Stojçevski” – te Spitali i Qytetit

  • Rruga “Blagoja Toska” – te Shkolla e Mesme tekstile

  • Rruga “Boris Kidriç” – te Stacioni i Autobusëve

  • Rruga “JNA”

  • Rruga “Kiro Ristoski Dërnç”

Rikujtojmë se një ndër prioritetet e qeverisjes së parë të kryetares së Komunës së Tetovës, ishte pikërisht mbushja e gropave dhe infrastruktura rrugore.

Foto: Të palarat në shesh, LOJA, Eco-Guerilla
Foto: Të palarat në shesh, LOJA, Eco-Guerilla

 

Ndryshe, qyteti i Tetovës ndër vite përballet me problemin e rrugëve me gropa kurse asgjë nuk është ndërmarrë nga autoritetet komunale për rregullimin e këtij problemi. Rikujtojmë se në mars të vitit të kaluar, Komuna e Tetovës përfitoi nga kredia 70 milionëshe e Qeverisë së RMV-së për rregullimin e dy lagjeve të cilat janë në gjendje të mjerueshme, këto lagje ende nuk janë rregulluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button