RMV, Antikorrupsioni ka hapur lëndë për gjendjen pronësore të kryetares së re të Këshillit gjyqësor

Komisioni i Antikorrupsionit ka hapur lëndë për gjendjen pronësore të kryetares së re të Këshillit gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska, konfirmoi për TV Telma kryetarja e komisionit Biljana Ivanovska, njofton Portalb.

Lënda është formuar pas informatave pasi që Shoqata e depozituesve të dëmtuar në Bankën Eurostandard e akuzuan familjen e saj për përfshirje në mashtrim me kredi nga kjo bankë, gjegjësisht që burri i saj, Zoran Cërvenkovski, përmes firmës “Ekoplast Risajkling” ka marrë kredi prej 1,6 milionë euro dhe nuk e ka kthyer atë për dy vjet. Për më tepër, thanë ata, vajza e Cërvenkovskës ka qenë e punësuar në atë bankë. Prandaj, ata reaguan që tani në krye të Këshillit gjyqësor, i cili e kontrollon punën e gjykatave të cilat duhet të gjykojnë ngjarjet me Eurostandard bank, është bashkëshortja e një borxhliu të bankës.

Nga ana tjetër, Cërvenkovska mohon që familja e saj ka marrë pjesë në mashtrime me kredi dhe thekson më tej se Këshilli gjyqësor merr vendime me shumicë votash. Thotë se sa herë që janë marrë vendime për ndonjë çështje me bankën, ajo është tërhequr dhe kështu, ka pohuar ajo, do të vazhdojë të veprojë. Ajo gjithashtu shprehu dyshimin se dikujt i pengon zgjedhja e saj për kryetare, kështu që dëshiron ta diskreditojë.

Lidhur me pyetësorin e saj, ajo shpjegoi se kompania nuk ishte regjistruar sepse një vit para se të zgjidhej anëtare e Këshillit Gjyqësor, u hap një procedurë falimentimi dhe që nga ajo kohë burri i saj nuk ka pasur ndonjë lidhje kapitali me kompaninë.

Lidhur me Listën e saj anketuese, ajo shpjegoi se nuk ka qenë e paraqitur firma sepse para një viti para se të zgjidhet për anëtare të Këshillit gjyqësor ka qenë e hapur procedurë e falimentimit dhe prej atëherë bashkëshorti i saj nuk ka kurrfarë lidhshmërie kapitale me firmën.

“Lidhur me Listën anketuese, procedura e falimentimit të firmës është hapur një vit para zgjedhjes sime për anëtare të Këshillit gjyqësor, kur edhe e dorëzova listën anketuese. Me ditën e hapjes së procedurës së falimentimit, është emëruar drejtues falimentues i cili tërësisht menaxhon me shoqatën në falimentim dhe e ka kontrollin e plotë kapitaë së bashku me organet e tjera, gjykatësi i falimentimit dhe këshilli i kreditorëve. Nga ajo ditë bashkëshorti im më nuk ka kurrfarë lidhshmërie kapitale me firmën ‘Ekoplast risajkling’, që do të thotë se nuk ka se çka të paraqitet në listën anketuese lidhur me pjesën dhe kredinë e tij”, thotë Cërvenkovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button