RMV, LSM: Punësimi me kohë të caktuar të zgjasë të paktën një vit

Pa grupime dhe me mbajtje të distancës fizike siç kërkohet nga protokollet kundër Kovid19, sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) e shënoi Ditën e punës – 1 majin, njofton Portalb.

Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski në fjalimin e tij para anëtarëve të sindikatës, deklaroi se kriza vetëm e përshpejtoi nevojën për t’i siguruar përparësitë e punëtorëve në vend, ndërsa ato sindikata të bashkuara në LSM kërkojnë që punëtorëve t’u garantohet punë e denjë dhe një vend në shoqëri të cilin e meritojnë me kontributin dhe punën e tyre të palodhur.

“Kërkojmë miratimin e një ligji të ri për marrëdhëniet e punës me standardet evropiane i cili do t’i përmbajë kontratat e punës me kohë të caktuar për një maksimum prej një viti, ndërsa të njëjtat automatikisht do të shndërrohen në kontrata të punës me kohë të pacaktuar pas këtij një viti. Së dyti, pushimi i lehonisë prej 12 muajsh. Së treti, KOVID-19 të jetë një sëmundje profesionale e paguar me kompensim 100 për qind duke e ndjekur shembullin e Sindikatës së Shëndetit dhe Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, të cilat janë të bashkuara
në LSM”, tha Dimovski.

Gjithashtu deri të qeveria dërgoi kërkesë të shfuqizohet neni nga Ligji për Marrëdhëniet e Punës për periudhën e kontrollit që i mundëson punonjësit të punojë jashtë orarit pa ndërprerje, ndërsa puna jashtë orarit të mos paguhet.

“Së pesti, në ndërmarrjet me më shumë se 30 punëtorë, rregullimi i të drejtave të punëtorëve me marrëveshje kolektive, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zvogëlohet numri i punëtorëve që marrin pagën minimale, dhe ne e dimë që ata kanë arritur 100 mijë, sepse shuma e pagës duhet të rregullohet me marrëveshje kolektive në përputhje me aftësimin profesional dhe kompleksitetin e punës. Së gjashti, rritje në pagën minimale, e cila duhet të jetë së paku 60 për qind e pagës mesatare. Së shtati, dalja në pension për disa arsye – pension pleqërie, pension pas viteve të stazhit, si dhe pension i parakohshëm. E shtata, kushte të shëndetshme dhe të sigurta për ne punëtorët. E teta, sistem më i mirë shëndetësor dhe shërbime shëndetësore të denja për qytetarët dhe punëtorët”, shtoi Dimovski.

Irena Siljanovska, kryetare e Seksionit për Rininë pranë LSM-së, tha se një pjesë e disa ndërlikimeve të shkaktuara nga pandemia me Kovid-19 do të bëhen të dukshme.

Ajo shtoi se që nga fillimi i krizës shëndetësore në mars 2020, nga numri i përgjithshëm i njerëzve që humbën punën dhe ekzistencën si rezultat i krizës, pothuajse 30 për qind e tyre janë të rinj nën 29 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button