RMV, sonte nuk ka orë policore, ndërsa kafenetë do të punojnë deri në ora 20:30

Sonte nuk ka orë policore, por tarracat e kafeneve do të punojnë deri në ora 20:30, në pajtueshmëri me vendimin e Qeverisë nga 27 prilli. Nesërmbrëma në ora 21, sërish do të hyjë në fuqi kufizimi i lëvizjes nga ora 21 deri në ora 5 të mëngjesit, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

Qeveria vendosi se nga 28 prilli ora policore do të vlejë nga ora 21 deri në ora 5 të mëngjesit, ndërsa përjashtim nga kufizimi dhe regjimi i posaçëm i lëvizjes janë orët e mbrëmjes midis 1 dhe 2 maj gjatë Pashkëve, dhe gjatë natës midis 13 dhe 14 maj për festën e Bajtramit. Masat e reja do të vlejnë deri më 15 maj.

Në pyetjen e gazetarëve se çfarë logjikë ka për një ditë të hiqet ora policore, ndërsa veçmë ditën e ardhshme sërish të vendoset, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe para pak ditëve u përgjigj: “Është shumlë e rëndësishme ndjenja e qytetarëve. Të potencojë, gjendja shëndetësore e lejon këtë masë. Bashkësitë fetare morën për obligim të mbajnë llogari e kujdes gjatë kremtimit dhe grumbullimit gjatë festave fetare”.

Kryeministri Zoran Zaev dje apeloi deri te qytetarët që të përmbahen nga vizitat nëpër kisha dhe manastire dhe festat t’i presin në shtëpi me familjet.

“Nëse megjithatë vendosni të shkoni në kishë, dëgjoni rekomandimet e priftërtinjve dhe bëjeni atë me kujdesin më të madh me respektimin e masave për mbrojtje, për shkakun tuaj dhe për shkak të të tjerëve”, publikoi Zaev në Fejsbuk.

Në vend ka 14.747 raste aktive të Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button