RMV, rruga “Xhon Kenedi” në Çair do të kalojë nëpër lagjen e romëve për t’u bashkuar me rrugën e plastikave

Rruga “Xhon Kenedi” do të kalojë përmes lagjes rome në Çair për t’u bashkuar me bulevardin “Nikola Karev” ose siç e njohim të gjithë rrugën e plastikave. Qyteti i Shkupit tashmë ka nisur me një procedurë për përgatitjen e një projekti për këtë rrugë të re, e cila do të jetë bazë për ndërtimin e saj, për të cilën u nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim ndërkomunal mes Komunës Çair dhe Karposh, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

Rruga “Xhon Kenedi” pritet të vazhdohet nga udhëkryqi me rrugën “Aradhat Maqedono-Kosovare” deri tek bulevardi “Nikola Karev” që kalon pranë Ambasadës së SHBA-ve. Në trasenë ku do të ngritët kjo rrugë në lagjen rome ka mbi 30 shtëpi, ato do të shemben dhe pronarët do të dëmshpërblehen. Rruga do të ketë katër korsi, dy në secilin drejtim dhe siç thotë kryetari Petre Shilegov, do të mundësohet një qarkullim i shpejtë i trafikut në këtë pjesë.

“Ndërtimi i kësaj rruge është pjesë e vizionit për korridoret që i ndërtojmë në pjesën veriore të qytetit, me qëllim lëvizje të shpejtë në trafik dhe kohë më të shkurtër për udhëtim“, thotë kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Qyteti Shkupit javën e kaluar shpalli tenderin për ndërtimin e rrugës në Momin Potok në vlerë prej 18 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button