RMV, KSL: Pandemia e tregoi vlerën e punëtorëve për funksionim normal të shoqërisë

Me parullat “Të rrojë 1 maji” dhe “Drejtësi për të drejtat e punëtorëve”, udhëheqësia e Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë (KSL) sot para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë publikisht i paraqiti kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre lidhur me të drejtat e punëtorëve, njofton Portalb.

“Udhëheqësia e KSL-së të inspiruar nga protesta jonë dhe konferencat për shtyp të organizuara në periudhën e kaluar, sot deri te Qeveria do të dorëzojë manifestin e 1 majit me kërkesat e tona. KLS shpreh shqetësim të madh për pozitën e keqe ekonomike dhe sociale të punëtorëve, posaçërisht në kohë të pandemisë kur një numër i madh i punëtorëve i humbën vendet e tyte të punës”, deklaroi Bllagoja Rallpovski, kryetar i KSL-së.

Rallpovski theksoi se kriza edhe një herë e ka treguar vlerën e punëtorëve për funksionim normal të shoqërisë, posaçërisht në kohë të pandemisë. Ai shprehu respekt edhe për punonjësit shëndetësor, të cilët nga viti i kaluar në mënyrë joegoiste kontribuojnë në luftën me virusin korona. Kryetari i KSL-së i përshëdneti edhe profesionet të cilat nuk janë shpesh në fokusin e opinionit, ndërsa megjithatë i ushtrojnëobligimet e punës, siç janë të punësuarit në tregti, ndërtimtari, mirëmbajtësit e higjienës, zjarrfikësit, policia, punonjësit medial.

Protestë për 1 maj 2021, Shkup. Foto nga Anadolu Agency

“Kërkesa e parë është që urgjentisht të konfirmohet reprezentivitetit të organizatës më të madhe sindikale në nivel kombëtar në sektorin publik, ndërsa ajo është KSL. E dyta, harmonizim të pagave sipëas vertikales në pajtueshmëri me rritjet e pagës minimale, për arsye se për momentin kemi barazim të disa pozicioneve të punës me shkallë të ndryshme të kompleksitetit të vendeve të punës me mosrespektim të Ligjit për pagë minimale në tërësi, ndërsa ai është neni 2 dhe neni 8 ku mundemi lirisht të themi se 300 deri 400 mijë punëtorëve natyrshëm nuk u janë rritur pagat”, thonë nga KSL.

Kërkesa e tretë e KSL-së është pagesë e K-15, gjegjësisht regres për pushim vjetor për të gjithë punëtorët në sektorin privat dhe në atë publik. KSL gjithashtu kërkon të paguhet regres për pushim vjetor edhe për ata punëtorë të cilëve këtë të drejtë e kanë të rregulluar me marrëveshjet kolektive. Thonë se kjo e drejtë nuk mund të suspendohet me dispozita ose me konkluzione të Qeverisë. Gjithashtu, kërkojnë të ndërpritet përndjekja ndaj liderëve sindikal dhe presioni politik mbi organizimin sindikal.

“Kërkesa e katërt është formim urgjent i fondit solidar me të cilin do të dëmshpërblehen të gjithë të punësuarit të cilët e humbën vendin e tyre të punës sipas çfarëdo lloj baze gjatë pandemisë që të mund t’i servisojnë shpenzimet e tyre fmailjare. Shumë herë thamë që të formohet ky fond solidar që të dëmshpërblehen punëtorët, por në vend të kësaj u formua fond solidar për ballafaqim me pandeminë dhe jeni dëshmitarë se të hollat që ishin të dedikuara nga BE-ja për Ballkanin Perëndimor nuk na i ndanë neve sepse nuk e dinë se sa dhe ku i kemi shpenzuar të hollat”, tha Rallpovski.

Protestë për 1 maj 2021, Shkup. Foto nga Anadolu Agency

Kërkesa e pestë e KSL-së është respektim i pakushtëzueshëm i Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive. Kërkesa e gjashtë, të ndërpritet presioni politik ndaj institucioneve të cilat i realizojnë ose kontrollojnë ligjet nga sfera e të drejtës së punës edhe atë ministritë, gjyqësinë, inspektoratet, ndërsa këtu bën pjesë edhe Inspektorati Shtetëror i Punës. Kërkesa e shtatë dhe e fundit është pagesë njëqind për qind e pagës për ata të cilët janë të infektuar me Kovid-19 në vendin e punës ose janë në vetizolim dhe njohje të sëmundjes profeisonale të Kovid-19 për të gjithë punëtorët në shtetin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button