RMV, 133 sanksione në komunikacion, 50 për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme nëpunësit policorë në territorin e Qytetit të Shkupit kanë shqiptuar 133 masa, midis të cilave për vozitje më të shpejtë se e lejuara 50 sankcione, tetë për vozitje pa patent shofer, tre për automjete me probleme teknike dhe të paregjistruara, njofton Portalb.

Nga Ministria informojnë se janë shqiptuar edhe 25 sanksione për shkelje që i kanë bërë motoçiklistët, pesë për përdorim të celularit, nëntë për shkelje që i kanë bërë këmbësorët dhe 17 sanksione për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Nga MOB-ja paralajmërojnë se kontrollet nëpër komunikacion do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në komunikacion me qëëlim që, siç thonë, t’a rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button