Pak ditë pas shkarkimit, Mourinho gjeti dy punë për Kampionatin Evropian

Kanë kaluar vetëm 10 ditë nga shkarkimi nga klubi i Tottenhamit dhe Jose Mourinho ka gjetur sërish punë, madje jo një, por dy të tilla, ndonëse këtë herë jo më si trajner, raporton SS.

Portugezi do të jetë editorialist i tabloidit të njohur britanik “The Sun” për Kampionatin Europian të futbollit, ku do të ketë hapësirën e tij të komentimit çdo ditë të këtij kompeticioni dhe njëkohësisht analist në “Talk Sport”.

Ndryshe nga sa ishte mësuar me profesionin e trajnerit, ku çdo ditë e çdo javë përballej me kritika, analiza e komente nga më të ndryshmet, tashmë tekniku portugez do të ketë mundësi të analizojë punën e kolegëve të tij në dy prej mediave më prestigjoze në botë.

Jose Mourinho u shkarkua nga Tottenham në fillim të javës së kaluar, pas disa rezultateve negative dhe mbi të gjitha pas komplikimit të garës për një vend në zonën Champions, ndërsa në Londër pretendojnë se portugezi kishte prishur marrëdhëniet me disa prej senatorëve të skuadrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button