RMV, bursa nga 50 euro për 150 nxënësit me nevoja të veçanta që do të regjistrohen në klasën e parë

Në kuadër të projektit “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i INkuadruar”, do të shpërndahen bursa për 150 nxënësit me nevoja të veçanta që do të regjistrohen në klasën e parë gjate vitin shkollor 2021/22, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e bursës  është 50 euro dhe e njëjta do të jepet për 10 muaj, nga muaji shtator i vitit 2021 deri në qershor të vitit 2022”, raportojnë nga “Hap pas hapi”, duke sqaruar që rregullshmëria është kushti për vazhdimin e bursës edhe në vitin e ardhshëm shkollor.

Raportohet që këtë mundësi sivjet e kanë shfrytëzuar 322 nxënës, ndërsa në vitin e ardhshëm do ta shfrytëzojnë edhe 150 nxënës me nevoja të veçanta, të cilët duhet të plotësojnë kushtet dhe dokumentet për të shfrytëzuar këtë bursë.

Konkursi është organizuar nga Fondacioni për arsim dhe nisma kulturore “Hap pas hapi”, në bashkëpunim me shoqatën “Inkluziva” dhe “Handimak”, si dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Biron për zhvillim të arsimit, ndërsa mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Ndryshe, regjistrimi i nxënësve në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut do të realizohet prej 4 majit, kryesisht në formë elektronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button