fbpx

Zjarrfikësit: Rrugicat e ngushta, parkimi i veturave gjithandej dhe mungesa e kulturës në komunikacion kushtojnë jetë (VIDEO)

Me rastin e Ditës Botërore të Zjarrfikësve, ekipi i Portalb.mk, ka vizituar Njësitin Territorial Kundër Zjarrit në Qytetin e Shkupit për të biseduar me “heronjtë e qytetit” për sfidat gjatë punës së tyre. Rrugët e ngushta, mungesa e kulturës në komunikacion, numri i vogël i të punësuarve dhe automjetet e vjetra, janë disa nga problemet me të cilat përballen zjarrfikësit.

This slideshow requires JavaScript.

“Të jesh zjarrfikës, përparësi është se je njeri human, po e shpëtove një jetë është sikur ta shpëtosh tërë njerëzimin”, thotë Osman Elezi, zjarrfikës vullnetar në Shoqatën “Bajram Miftari”.

Zjarrfikësi, Sadat Kadriu na tregon se Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit ka 200 zjarrfikës, ndërkaq mungojnë edhe 200 të tjerë, ndërkaq automjetet janë mesatarisht 40 vite të vjetra.

“Faktori njeri në shumicën e rasteve është shkaku për shpërthimin e zjarreve”, thotë zjarrfikësi Shefki Demiri, i cili na mëson edhe si të ruhemi nga zjarret. Ai gjithashtu e tregon një rast që ka ndodhur vitin e kaluar në një lagje të Shkupit, ku për shkak të rrugëve të ngushta dhe parkimit të veturave nëpër mëhalla, automjeti i zjarrfikësve nuk ka arritur që të arrijë ta fikë zjarrin në një shtëpi. “Rrugicat e ngushta, parkimi i veturave gjithandej dhe mungesa e kulturës në komunikacion dikujt i kushton me jetë”, thotë Demiri.

Për më shumë ndiqeni video-materialin e mëposhtëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button